Kryefjala Logo

Italiani hedh në gjyq babain e Heidi Bacit…

4 muaj më parë

Miku i Massimiliano Varrese në një intervistë dhënë së fundmi ka treguar se ai do ta hedhë në gjyq babain e Heidit, për prishje imazhi. Babai i bukuroshes shqiptare në “Grande Fratello” u shpreh se Massimiliano ishte shumë i madh për vajzën e tij, madje edhe e akuzoi se e kishte keqtrajtuar.

“Ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion,-kështu u shpreh Genti babai i shqiptares Heidi Baci në “Grande Fratello” kur u bë pjesë e spektaklit për të marrë me vete të bijën.

Heidi Baci ishte shqiptarja që u bë pjesë e “Grande Fratello” këtë sezon dhe e la në mes garën me kërkesë të babait të saj.

Të ngjashme