Ish ministri i brendshem Sander Lleshaj marton vajzen! Dalin pamjet e para nga ceremonia

2 vite më parë

Dita e sotme është shumë e veçantë në familjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Mësohet nga abc news se ai ka martuar vajzën Dorotheas dhe ceremonia është zhvilluar në Kishën Katolike të Tiranës. Ka qenë ish-boksieri i njohur, Luan Krasniqi që ka publikuar disa pamje nga festa.

Vihet re se nusja ka zgjedhur dy fustane të bardha, një për ceremoninë në kishë dhe një për festën e zhvilluar më pas. Sakaq, ato çfarë bien në sy janë detajet luksoze, për të cilat çifti i ri janë kujdesur në maksimum si për shembull zemra e vendosur në gjelbërim, ku çifti ka bërë foto me të ftuarit.

Ish-ministri Lleshaj dhe bashkëshortja e tij shfaqen shumë të gëzuar në këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre, sa që buzëqeshja e tyre i thotë të gjitha.

Të ngjashme