Kryefjala Logo

Ish mësuesja e Liridonës zbulon detaje të reja për Naimin

11 Dhjetor, 2023 | 6:11 pm

Teuta Haxhiu, ish-mësuesja e Liridonës, ka treguar se Naim Murseli nuk nxori asnjë pikë loti, madje vetëm i vendosi tre gishta në ballë, por nuk e përqafoi bashkëshorten kur i dha lamtumirën.

Mësuesja u shpreh se ky moment nuk do i largohet asnjëherë prej mendjes, ndërsa tregoi se në syrin e majtë të Liridonës kishte një mavijosje.

“Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”, tha ajo për Euronews.

Mësuesja Teuta Haxhiu tha se vrasja e saj në prezencë të dy fëmijëve ishte vdekje e dyfishtë për 30-vjeçaren, ndërsa theksoi se nuk e mendonte kurrë se Naim Murseli mund të ishte ekzekutuesi i saj.

“U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë. Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve. Nuk kam menduar kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton. Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira.Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin ‘Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teuta,” theksoi Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridonës.

Të ngjashme