Showbiz
Ish konkurrenti publikon biseden me Olsa Muhametin: E dinte qe ne dhjetor per Tean dhe Beartin!
6 Shkurt, 2021 | 1:56 pm
Para disa ditësh, Erjon Geca, ish-konkurrent në “Për’puthen” paralajmëroi Olsa Muhametin se do të publikonte një bisedë telefonike që ajo kishte marrë nga një person për ta vënë në dijeni për lidhjen Tea-Beart. Ai u shpreh se Olsa e ka ditur prej kohësh gjithçka që ndodhte dhe se i ka mbajtur brenda konkurrentët për klikime.
“Ekziston një bisedë telefonike mes një konkurrenti dhe produksionit, ku vihet në dijeni produksioni për gjithçka që po ndodhte jashtë studios duke vërtetuar me foto këto gjëra dhe produksioni lutet që të mos të dalin ato foto, sepse i interesonte t’i mbante në studio për efekt audience dhe jo t’i linte të lirë dhe thotë mos hidh gjë se deri në janar do i mbaj, pastaj do dalin çift. Dhe këtë bisedë telefonike e posedoj unë, por duke qenë se është konkurrent më duhet të marr okay nga personazhi që ta hedh dhe besoj se jemi në rrugën e duhur, se s’dua të bëj pabesi ndaj tij, por nëse ndodh që mashtrimet vazhdojnë, atëherë do e nxjerr pa menduar fare më gjatë. DURIM dhe do dëgjoni të vërteta që vetë produksioni i pranon dhe i thotë”, përfundojnë postimet e tij në Instagram Story.
Ndërkohë sot ai ka publikuar një pjesë të bisedës, në të cilën dëgjohet Olsa duke falenderuar personin që i ka vënë në dijeni për lidhjen e Teas dhe Beartit. Ajo i kërkon dhe një takim personit për të folur më gjatë në lidhje me këtë çështje.
“Nga na doli ky Bearti. E para më bëhet shumë qejfi për këtë që ti më more mua për këtë gjë. Unë mendoj që ti të vish nesër në mëngjes dhe ne të dy të bëjmë një takim se sot është vonë”, shprehet Olsa në bisedën e regjistruar.
“Kam shumë asa nën mëngë çdo ditë marr informacion se çdo aty. Kujdes më cenoni as rrjetet e mia sociale as asgjë të vërtetat nuk i fshihni dot. Ose do i shkoj deri në fund në rrugë ligjore plus çdo skandal i juaji do dali në publik. Kjo është një pjesë që publiku mos të më gjykojë mua që gënjej, por të kuptojnë se sot realisht gënjehen nga emisione të tilla për arsye përfitimi.
Siç dëgjohet produksioni ka qenë në dijeni që në dhjetor dhe gënjen kur thotë s’kemi pasur dijeni. Tani le të dalë e të tregojë pse e mbjati fshehur dhe pse i mbajti deri në fund të janarit konkurrentët që duhej eliminuar që në atë sekondë? Dihet në fakt, por le ta thonë vetë”, shkruan Erjoni pas publikimit të bisedës telefonike.
Iconstyle