Showbiz
Ish-bashkëshorti fejohet, këngëtarja i dërgon mesazh urimi
2 vite më parë

Jennifer Lopez është sërish në qendër të vëmendjes të mediatike për jetën e saj private dhe këtë herë bëhet fjalë për, Marc Anthony babanë e fëmijëve të saj. Këngëtari i muzikës latine pas tre muajsh lidhje ka shpallur fejesën me Nadia Ferreran.
Sipas burimeve nga HollywoodLife thuhet se J.Lo ndihet shumë e lumtur për Anthony dhe i ka dërguar këtij të fundit një mesazh urimi.
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony u ndanë në vitin 2014 dhe të dy kanë vazhduar jetën e tyre me partnerë të tjerë. Kujtojmë se kur Jennifer u fejua në prill të këtij viti me aktorin Ben Affleck, Marc Anthony ishte një nga njerëzit e parë që e ka uruar. J.Lo dhe Marc Anthony janë prindër të binjakëve, Emme dhe Max.
Pra ata janë shembull për t’u marrë…