Showbiz
Ironizoi fëmijët jetimë Deas i bien “followersat” përditë në Instagram
30 Gusht, 2022 | 5:06 pm
Që nga dita kur blogerja Dea Michelle postoi një video ku tallej dhe ironizonte fëmijët jetim. Deas po i bien dita-ditës numri i ndjekësave në rrjetet sociale. Nëse e shihje dje profilin e saj kisht 98,7 mijë ndjekës sot ajo ka 97,9. Nëse atë video që postoi në rrjetet e saj sociale, Dea e bëri për vëmendje meqënëse askush se fton më në programe e projekte televizive, duhet ta di që llogaritë i ka bërë gabim pasi edhe ata që e ndiqnin në profilin e saj në Instagram tani nuk e ndjekin më.
Edhe pse ka kërkuar disa herë falje publike për videon e turpshme që bëri dy ditë më parë, komentuesit në faqen e saj vazhdojnë të ndihen të prekur dhe nuk ja kursejnë për asnjë moment apo postim komentet negative.
Kështu që Dea herë tjetër më mend në kokë kur i nxjerr fjalët nga goja, se thoni pastaj pse na paragjykoni ne biondeve!!!