Showbiz
Iris Luarasi: E putha por nuk ishte burri im
10 Janar, 2021 | 3:47 am
Në këtë puntatë të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca ndër të ftuarit e tjerë ishte dhe pedagogia e mirënjohur Iris Luarasi.
Në studion e “Shiko Kush LUAN” u improvizua një klasë mësimi dhe studentët e zysh Irisit ishin pikërisht pjesëtarët e skuadrës së kuqe ku dhe ajo bënte pjesë.
Ndryshe nga ato orët normale të mësimit ku pedagogu pyet dhe studentët përgjigjen, këtë herë në lojën e organizuar për të, ishin vet “studentët” që pyesnin dhe zysh Irisi kishte për detyrë t’u përgjigjej pyetjeve të tyre.
Në një nga pyetjet ishte se kur e ka dhënë puthjen e saj të parë, zysh Irisi na habiti me përgjigjen e saj duke pranuar se në fakt puthja e parë ka ndodhur me dikë tjetër e jo me bashkëshortin e saj Eno. Gjithsesi ajo nuk na zbuloi personin të cilit ja ka dhuruar këtë puthje, por na tregoi vetëm se periudha që ka ndodhur ka qenë kur zysh Irisi ishte në fund të gjimnazit.