Kryefjala Logo

Inva Mula në një bashkëpunim me dy reperë shqiptarë! Eraldo Rexho i zbulon sekretin në “Një gotë Rose”

26 Mars, 2023 | 6:47 am

Pak kohë më parë Kryefjala.com zbuloi se Inva Mula do të realizoj një projekt me Ghetto Geasy dhe Mc Kresha, ndonse deri më sot askush nuk foli më për këtë.

 

Së fundmi një intervistë për “Një Gotë Rose” me Rozana Radin, ka qenë miku e bashkëpunoëtori i Invës, Eraldo Rexho, i cili ka zbuluar projektin që ajo po pregatit, duke bërë me dije se për herë të parë artistja do të vijë me një këngë të lehtë e moderne. Madje sipas tij bëhet fjalë për një projekt të rrymës rap e R&B, në bashkëpunim me dy reperë të njohur shqiptarë.

Gazetari tha se për reperët kjo do të jetë një shtysë shumë e madhe në karrierën e tyre, ndërsa për vetë Invën dicka krejt e re, duke qenë se ajo dëshiron që pas kaq viteve karrierë të paraqitet ndryshe tek publiku.

 

Të ngjashme