Kryefjala Logo

(Intervistë) Miss Universe Albania, Françeska Rustem drejt Meksikës: “Titulli që mora, ndihmë për kauzën e luftës kundër bullizimit!”

13 Qershor, 2024 | 4:17 pm

Vetëm një javë më parë, 19 vjeçarja nga Durrësi Françeska Rustem rrëmbeu kurorën e Miss Universe Albania 2024, ku dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe që do të zhvillohet në Meksikë. Françeska ka nisur karrierën në modeling që në moshën 14 vjeçare ku ka pozuar për fotografët më të mirë dhe për brandet prestigjoze ndërkombëtare. Pesë vite punë, përpjekje dhe luftë ju shpërblyen me këtë kurorë.

Françeska Rustem ka dhënë një intervistë ekskluzive për Kryefjala.com, ku ndan emocionet e para dhe planet e të ardhmes…

1.Françeska, ka kaluar rreth 1 javë nga Miss Universe, sa të ka ndryshuar “kurora” në përditshmërinë tënde?

Françeska: Ka kaluar 1 javë dhe unë akoma jam me emocionet e natës finale ku unë edhe u kurorzova.Në përditshmërinë time mendoj ka ndryshuar vetëm pesha dhe përgjegjësia tashmë, si Miss Universe Albania duke qenë edhe njëherë më afër kauzave,bamirësive dhe intervistave të shumta në të cilat fokusi im është shpalosja e punës time dhe kauzës të cilën e përfaqësoj!

2.Cila është kauza jote që do përfaqësosh në Miss Universe në Meksikë?

Françeska: Në Miss Universe do të përfaqësoj Kauzën e Bullizmit.Është një kauz tepër personale për mua, meqënëse edhe unë dikur kam qenë e prekur por jam këtu me mesazhin “Atë çfarë njerëzit e mendojnë pikën tënde më të dobët duhet të çohesh dhe ta kthesh në armën tënde më të fortë”

02D7E8C9 2767 4934 A0A8 B631952BEC37

3.Të pëlqen vëmendja që merr nga njerëzit në rrugë apo kudo që shkon, si sillen ata tani që mban kurorën e më të bukurës shqiptare?

Françeska: Më pëlqen të mendoj që kam mbështetjen e shumë njerëzve, e kjo më bën të punoj më fortë. Jam e lumtur për vemendjen e tyre e cila më së shumti është e fokusuar tek parimet vlerat dhe puna ime, jo vetëm tek fiziku apo ajo çfarë transmetohet vetëm në Instagram!

4.Në momentin që dëgjove emrin si Miss Universe Albania, cila ishte gjëja e parë që të erdhi ndërmend?

Françeska: Ja dola! Puna ime ,e familjes time prej 4 vitesh, koha dhe gjithçka kam punuar më në fund u shpërblye!

5.Nga çfarë kishe më së shumti frikë në këtë konkurs?

Françeska: Nuk kam frikë, jam e sigurt në atë çfarë po bëj. Mendoj me punë çdo gjë bëhet e prekshme. Ndoshta një përqindje frike mund t’ja lë fatit por po ja lë çdo gjë në dorë punës dhe kohës!

6.Ke patur ndonje moment gjate konkursit qe ke thene: pse doja te merrja pjese?

Françeska: Në fakt po! Ka qenë 10 minuta para se të niste spektakli. Duke qenë edhe nën emocionet e skenës mendova çfarë po bëj? Pse jam këtu? A ja vlen të rrezikoj çdo gjë? Po nëse nuk fitoj? Më kaloj çdo vit mundi dhe djerse nga puna përpara syve por ja dola!

98BCD9B1 493E 43B1 BB86 950B537ACBD6

7.Ndonje nga fitueset e viteve të kaluara të Miss Universe të ka uruar?

Françeska: Kam pasur mbështetjen e shumë prej vajzave patjetër mesazhet, urimet, këshillat e tyre nuk kanë munguar!

8.Cila mendon se është pika jote më e fortë që të shpalli Miss Universe Albania?

Françeska: Mendoj pika që ka qenë gjithmonë pika ime më e fortë dhe që më ka vecuar apo edhe ndihmuar ka qenë vetbesimi që ndjej kur jam në skenë.Kam vetbesim në atë çfarë di të bëj ,në veten time dhe në atë çfarë unë dua të transmetoj në skenë.

9.Kujt ja dedikon këtë fitoren tënde?

Françeska: Siç edhe e thash puna ime është mundi im dhe i familjes time, por në gjithë këtë arritje fitoren ja dedikoj nënës time! Pa të asgjë nuk do të ishte e mundur.

10.Të kanë kapur ethet për Miss Universe në Meksikë dhe a ke filluar nga përgatitjet?

Françeska: Patjetër që po, është një përgjegjësi shumë e madhe sepse në kompeticionin e Miss Universe nuk prezantoj vetëm veten por edhe vendin tim dhe dua që të jetë një prezantim sa me dinjitoz nga ana ime por duke parë dhe mbështetjen e mesazhet e shumta që kam marrë nga jashtë në një farë mënyre kam krijuar edhe një siguri për atë çfarë do të shpalos në Miss Universe!

11.Çfarë projektesh të reja do të presim nga ty në vazhdim?

Françeska: Kam shumë projekte të reja secili me rëndësinë e tij por më së shumti jam shumë e lumtur për të gjitha projektet që lidhen me prezantimin e Shqipërisë.

Të ngjashme