Showbiz
Inis dhe Ingrit Gjoni humbin njeriun e shtrenjtë
25 Dhjetor, 2023 | 6:12 pm
Dita e sotshme ka qenë mjaft e vështirë për motrat Inis dhe Ingrit Gjoni, e gjithashtu e për mbesën e tyre Anna Likën.
Motra e Inisit dhe Ingritit, e cila është mami i Anna Likës është ndarë nga jeta ditën e sotme. Një lajm ky mjaft i rëndë në këtë ditë Krishtlindjesh.
Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika ka ndarë lajmin e trishtë në Instagram.
“Ahh moj Ilda Gjoni mke keput shpirtin me ke merzit shum, po ti ke qen gjithmon pozitive e dashur e gjendur, njeri me zemer te madhe dhe nuk e mendoja kur qe njerzit e mire te dashur zoti i deshte prane vetes, nuk kam fjale te pershkruaj dhimbjen dhe merzin per ty Ilda nuk doja kure qe keto fjale ti shkruaj per ty sepse nuk ka fjale ti do ngelesh gjithmone ne zemrat tona dhe do ngelesh gjithmon shembulli si nje mami dhe nje teze perfekte do na mungosh Ilda qofsh e xhenetit Lamtumur nga kjo bote te duam shume do na mungosh”, shkruan ai.
Ndonse Kryefjala.com bashkohet me ngushëllimet për familjen Gjoni.