Showbiz
Ingrid Gjoni fjalë zemre për motrën:”Të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu”
28 Dhjetor, 2023 | 11:23 am

Largimi i parakohshëm nga jeta i motrës së Ingritit dhe Inisit, Ilda Gjonit ka tronditur të gjithë. Ilda ishte vetëm 48 vjeç kur mbylli sytë përgjithmonë duke lënë pas tre fëmijë.
Ingriti ka bërë reagimin e parë në rrjete sociale pas ikjes së Ildës duke rrënqethur të gjithë me fjalët dedikuar motrës.
“Ky është publikimi më i vështirë që kam bërë në jetën time… Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh.
Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjët dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu.”