Showbiz
Ilir Shaqiri pjesë e reality show-t më të ndjekur italian…
6 muaj më parë


Ilir Shaqiri do ta sfidojë sërish veten në një tjetër reality show. I ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë”, ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania 1”, zbuloi se do ta shohim sërish në një reality show por këtë herë në Itali dhe tek “Isola de famosi”. Balerini i njohur do të sfidoj veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian, duke u përballur me sfida të ndryshme.
“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“, tha Iliri.
Kujtojmë se balerini doli fitues në edicionin e parë të “BBVA”, pas më shumë se 100 ditësh sfide.