Kryefjala Logo

Ilda braktisi vilën por pendohet,Olti Curri e quan’e keqe e domosdoshme’

1 Tetor, 2023 | 11:11 pm

Befas Ilda vendosi të braktisë “Love Island” dhe ashtu pa shumë shpjegime u largua dhe teksa takoj ishullorët,Stivit i tha se do ta priste jashtë.

Sonte në studio,Ilda ka treguar se është penduar që u largua por ishte një ndjesi e keqe ajo që ndjente që e bëri të iki.Ilda mendonte për familjen dhe kishte merak se si ndiheshin ata.

Opinionisti i programit,Olti Curri u shpreh:

“Ilda aty brenda dukej sikur kishte çelësat e vilës, kush hynte aty brenda duhet të kalonte në filtrin e Ildës. Ke pasur debate me Aleksandros dhe Salionin, pjesa tjetër ishte shumë e qetë. Do mbahesh mend si thumbuesja e Love Island. Kur dole ti thash bëre mirë që dole, por pas disa orësh thash nuk bëre mirë, ishe një e keqe e domosdoshme në vilë. Ndjesitë tuaja ishin si videoklipe të viteve 88’.

Të ngjashme