Showbiz
Ilda Bejleri flet për herë të parë për shtatzëninë dhe vajzën. “Babit tim ju mbushën sytë me lot”…
1 vit më parë

Ilda Bejleri është rikthyer pas disa kohësh mungesë në ekran në emisionin “Goca dhe Gra”. Ajo foli për mëmësinë dhe pse pritjen e ëmbël të vajzës e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë.
“Kam bërë shtatë-tetë teste për t’u siguruar që isha shtatzënë. Zoti na bekoi me një vajzë. Jam shumë e lumtur, se në fillim më thoshin të gjithë që do të bësh çun, nuk e di pse kisha këtë idenë sikur do isha mama çunash. Kur mësova se ishte vajzë, ngela pak si pikëpyetje. Ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi përjetuar shumë bukur. Vajzat vërtetë janë një bekim. Kur i kam thënë babit tim iu mbushën sytë me lot dhe më tha unë nuk e imagjinoj jetën pa ty. Vajzat gjithmonë përveçse do jenë shoqe shumë të mira, janë speciale për të gjithë familjen”.
Vajza quhet Siena dhe emrin ia ka vënë vetë Ilda:
“Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu si tingëllonte si emër. E kam parë që përdoret shumë dhe në sandale, dhe veshje”, tha moderatorja e njohur.