Kryefjala Logo

I zuri vendin në Përputhen? Bora Zemani flet për Megi Pojani

6 Tetor, 2023 | 11:45 am

Prej tre sezonesh ka qenë Bora Zemani moderatorja e Përputhen, e cila u zvëndësua nga Ori Nebiaj kur u zgjodh për DWTS, por pas mbarimit u kthye sërish në Përputhen.

Këtë sezon, Përputhen drejtohet nga Megi Pojani e patjetër të gjithë ishin kuriozë për ndjesitë e Borës. E ftuar sot në “Wake Up”, Bora u shpreh:

“Megi për mua është zgjedhja e duhur për Përputhen me stilin e vet të prezantimit, shumë sportive. Më pëlqen. Kur e mora vesh që do ishte ajo prezantuese më tingëlloi shumë mirë. Thashë: “Megi super”.

Të ngjashme