Kryefjala Logo

I zhgënjyer nga produksioni,Gania kërkon daljen nga BBVK

9 Janar, 2024 | 8:45 am

Banori i Big Brother VIP Kosova 2, Gani Gërmia ka kërkuar të lërë përfundimisht garën nga shtëpia e BBVK. Ai kërkoi të largohej nga loja, pasi në nisje të spektaklit të djeshëm u shfaq një video me momente nga debatet e javës së kaluar, për të cilat Ganiu tha se është i zhgënjyer. Sipas tij pamjet ishin përzgjedhur nga produksioni, ndërsa theksoi se njësoj kanë vepruar në shumë situata edhe banorë të tjerë.

“Të paktën për hirë që kam qenë banor i kësaj shtëpie, respektoni vendimin tim. Sa i përket këtij vendimi, ka përfunduar gjithçka. Faleminderit publikut që më ka përkrahur. Jam shumë i zhgënjyer prej kësaj”, i tha Gania-Jonidës.

“Secili nga nesh ka bërë ndryshime, ka bërë luhatje të tilla. Jam shumë i zhgënjyer. Jam falënderues për gjithçka që keni bërë, sidomos te pjesa e publikut”.

 

Të ngjashme