Showbiz
I ulur në gjunjë, Donaldi propozon Borën për martesë!
12 Dhjetor, 2023 | 9:51 pm
Mbrëmjen e sotme Donaldi dhe Bora po zhvillojnë premierën e filmit 5 herë jo. Mes gjithë të ftuarve, Donaldi ka bërë surprizën e veçantë.
Ai është ulur në gjunjë dhe ka propozuar Borën për martesë. Ajo është përlotur dhe është shoqëruar me shumë duartrokitje.
Pranë saj është afruar djali Arbori dhe Donaldi i ka thënë: “Kemi kaluar shumë sfida bashkë dhe do doja shumë që të kalonim një sfidë tjetër bashkë. A do martohesh me mua?”
“Po” ka thënë Bora e cila dridhej nga emocionet.