Kryefjala Logo

I thanë se kopjoi Elvana Gjatën në projektin e ri, Elhaida Dani i kthen përgjigje zërave

26 Shtator, 2021 | 11:06 am

“ZanIn” quhet albumi më i ri i këngëtares së mirënjohur Elhaida Dani. Menjëherë pas publikimit një sërë kritikash erdhën në drejtim të saj teksa ajo akuzohej se ky projekt është një kopje e asaj që ka publikuar disa vite më parë këngëtarja Elvana Gjata.

Edhe pse Elhaida nuk e pranoi që albumi i saj të jetë një kopje, ra dakort që Elvana Gjata ka qenë ndëe këngëtaret e para që projektoi një album me këngë të vjetra të risjellura për dëgjuesit duke e bërë trend këtë stil muzike.

 

“Nuk është e vërtetë, por të them të drejtën që Elvana ka qenë e para që risolli muzikën shqiptare në këtë lloj stili, në këtë lloj mënyre sa më moderne dhe e kam vlerësuar shumë, sepse duhej ta bënte dikush. Elvana e bëri aq mirë sa e riktheu në modë le të themi dhe i la hapësirë çdo artisti tjetër për ta bërë”,- tha Elhaida. / Kryefjala.com

Të ngjashme