I ka dhënë fund marrëdhënies me Aleksia Peleshin? Flet Romeo Veshaj

3 javë më parë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë I ftuar Romeo Veshaj. Ai ka folur për disa nga detajet e emisionit më të ri që nis në Top Channel, “Më lër të flas” dhe jo vetëm.

Teksa ka realizuar një lojë me moderatoret, ai është pyetur nëse vëllezërit Veshaj janë single apo jo.

“A mund të flas për veten se për Donaldin nuk e di”- ka thënë ai, ku më tej ka vazhduar: “Unë jam single, me Donaldin jam zënë s’flasim për karikusin nuk e di si është”.

E pra mesa duket Romeo sapo u dha fund të gjitha aludimeve lidhur me të dhe marrëdhënien me Aleksia Peleshin. Edhe pse ai nuk ka përmendur emra, duket se tashmë çdo gjë ka marrë fund dhe aktori është beqar!

Të ngjashme