Kryefjala Logo

 “I nxorra valixhet jashtë…” moderatorja shqiptare tregon momentin kur zbuloi tradhëtinë e bashkëshortit

25 Shtator, 2021 | 12:37 pm

Moderatorja Dajana Shabani ka rrëfyer për herë të parë momentin që zbuloi se e kishte tradhëtuar bashkëshorti dhe babai i vajzës së saj. Mbrëmjen e djeshme ajo ka treguar sesi e zbuloi se burri e tradhtonte, madje dhe në lokaline shoqes së saj.

Dajana Shabani prej vitesh ka drejtuar emisione tek Ora Neës, që nga investigativet, ato me humor dhe mëngjesi. Ajo ka folur gjithmonë pa filtra për jetën e saj ku ka thënë që ka një vajzë të vogël babai i së cilës e ka tradhëtuar duke shkaktuat dhe divorcin

Mbrëmë në një intervistë Shabani ka rrëfyer historinë e tradhëtisë, rrethanat mbi të cilat u njoftuar për këtë gjë dhe momentin e ndarjes njëherë e përgjithmonë nga ish-bashkëshorti.

 

“E dimë që ish-bashkëshorti të ka tradhëtuar po ti si e kuptove? Ai jeton në Itali dhe nuk më dalin llogaritë si e zbulove ti ketu, ai atje. Ose ai është shumë amator ose ti je shumë e zgjuar (qesh)”, e pyeti moderatorja Ester Bylyku.

“Ai kishte ardhur në Shqipëri. Një vajzë e huaj, vjen këtu për t`i bërë surprizë. Ata ishin së bashku tek lokali shoqes sime, por ish-burri nuk e dinte që njihja pronaren. Ajo më merr në telefon dhe më tha që i kishte të dy përpara syve. Në atë moment, mora ish-burrin në telefon dhe i thash që nuk kemi më punë bashkë, i nxorra valixhet jashtë dhe nderrova bravën e derës. Mëpas e mori në telefon avokatja ime që i tha se unë doja divorcin.”

Të ngjashme