Kryefjala Logo

I dashuri misterioz i Danjës, foto virale që po qarkullon në rrjet

4 Shkurt, 2025 | 5:39 pm

Që prej hyrjes së Danjës në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, të gjithë e kemi pasur një kuriozitet: Kush është i dashuri i saj?

Epo dhe ky kuriozitet i shtuar çdo ditë e më shumë ka qenë për “faj” të bukuroshes bionde e cila deri më tani nuk nguron pa përmendur në asnjë moment partnerin e saj jashtë shtëpisë dhe se sa shumë e do.

E së fundmi, nëpër rrjetet sociale po qarkullon një foto ku modelja Danja Koka shihet krah një mashkulli, pikërisht Redin Xheli, duke ngritur dyshime se ai është “mashkulli misterioz” që i ka “vjedhur zemrën” Danjës.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Danja ka deklaruar se është në një lidhje dhe se ndihet shumë e lumtur. Kjo ka rritur edhe më shumë kureshtjen e publikut, nëse është Redini i dashuri i saj apo bëhet fjalë për një person tjetër?, shkruan Newsbomb.al

Kjo mbetet ende e paqartë, ndërsa fotoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Fansat po presin me kureshtje nëse Danja do të japë një shpjegim për këtë pas daljes nga shtëpia.

IMG 0500

Të ngjashme