Showbiz
I dashuri i Fjoralba Ponarit, ëndrra e çdo vajze, ja pse!
24 Gusht, 2022 | 11:04 am
Moderatorja Fjoralba Ponari prej vitesh tashmë është në një marrëdhënie të konsoliduar. Ndonse disi e rezervuar, ajo herë pas here shpërndan momente të bukura nga lidhja e saj.
Mëngjesin e sotëm Fjoralba ka publikuar një dedikim që i dashuri i ka lënë së bashku me mëngjesin. “Të dua! Je personi më i mirë gjithmonë! Mbaje kokën lartë, unë gjithmonë do të jem me ty”.- shkruan ai.
Një dedikim ky me fjalë zemre që na rregulloi ditën të gjithëve e jo vetëm moderatores. E kush nuk do ta donte një të dashur të tillë?