Showbiz
I dashuri e braktisi për familjen, flet Xhensila Pere
20 Nëntor, 2021 | 12:49 pm
E ftuar në “Glamour Zone” Xhensila tregoi se është ndarë nga i dashuri për shkak të mentalitetit, teksa tha se shumica e meshkujve shqiptarë nuk kanë këllqe që të ecin me këmbët e tyre.
Pjesë nga biseda:
Ester Bylyku: Cila ka qenë arsyeja më idiote, për të cilën je ndarë me një mashkull?
Xhensila Pere: Arsyeja më idiote, është çështja e mentalitetit. Ndarja ka ndodhur nga paragjykimet e njerëzve që ‘çne ti me atë’, dhe gjëja më e ulët që bëjnë meshkujt shqiptarë, është që dëgjojnë shumë familjen dhe që nuk kanë këllqe të ecin me këmbët e tyre dhe të marrin vendimet e tyre, pavarësisht sa mund ta duan personin përballë.