Kryefjala Logo

I biri feston 1 vjetorin e lindjes, Einxhel zgjedh fjalë zemre për ta uruar

13 Dhjetor, 2023 | 10:58 am

Ditën e djeshme, Einxhel ka festuar ditëlindjen e të voglit të saj. Ajo ka publikuar disa pamje të Trev të porsalindur e përbri shkruan:

“Mua s’më mungojnë kurrë fjalët, ama ti më ke lënë pa fjalë që në momentin e parë që të pashë…Sa për pak mendova që po me ndalte dhe zemra nga lumturia që më dha ardhja jote…U vonova ta bëj këtë postim se doja të të shijoja sot gjithë ditën, dua të të shijoj akoma dhe pak vetëm për vete, dua akoma që momentet tona të jenë vetëm tonat…

Se kisha menduar kurrë që do e kisha kaq të vështirë të ndaja momentet tona me të tjerët…Urimet e një nëne janë me zemër, me sy, me shpirt…me shpirtin që rilindi me ditën që linde ti, 12/12/2022 dita që do jetë përjetë e jona.”

Të ngjashme