Showbiz
Hueyda sot do të festonte ditëlindjen, bashkëshorti bën dedikimin prekës!
16 Mars, 2022 | 1:20 pm
Show girl-i i njohur Hueyda El Said u nda nga jeta pak kohë më parë pas një sëmundje të rëndë. Sot ajo do të festonte 47 vjetorin e lindjes dhe bashkëshorti i saj ka bërë një dedikim mjaft prekës në Instagramin e saj.
Thierry ka publikuar një video me momentet më të veçanta nga jeta e Hueydas e përbri shkruan:
”Gezuar ditelindjen dashuria ime! 16 marsi do te jetë përgjithmonë dita jonë nacionale e pushimeve! Gabriel dhe Thierry”.
Thierry vendosi të martohej me Hueydan në momentin që zbuloi sëmundjen e saj dhe madje vendosi të birësonte djalin e saj Gabriel për të cilin vazhdon të kujdeset me shumë dashuri.
https://www.instagram.com/tv/CbJL1AWFKCS/?utm_medium=copy_link