Showbiz
Hidhet në erë biznesi i Noizyt
8 Qershor, 2022 | 10:34 am
Në orët e para të mëngjesit,rreth orës 04:24,në lagjen 13 Durrës është hedhur në erë një butik rrobash e marrë me qera nga shtetasi Bashkim Rajku që është babai i reperit Rigels Rajku ose Noizy.
Si fillim u tha se ishte vendosur në lokalin e reperit por Policia deklaroi se ka ndodhur në dyqanin e rrobave në pronësi të tij.
Bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale dhe fatmirsisht jo në njerëz dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorit.
Hipotezat e para e lidhin këtë ngjarje me përballjen fizike që Noizy pati pak ditë më parë me reperin tjetër Klevio Ahmeti,i njohur për publikun si “Cllevio”