Kryefjala Logo

Historia e trishte dhe lidhja e ngushte me vogelushen pas termetit, Einxheli i perlot te gjithe!

17 Nëntor, 2021 | 12:48 am

Mbremjen e sotme Einxhel ka rrefyer nje histori mjaft prekese ne Big Brother VIP. Ajo ka treguar se teksa shperndante ndihma ne Sukth per njerezit qe kishin humbur shtepite u lidh ngushte me nje vogelushe e cila ishte duke kerkuar corape per vete dhe motren e vellain e saj.

Mes lotesh Einxhel ka rrefyer se vajzen e ka marre ne Tirane pasi kane ngrene bashke kane bere shoping dhe kane qendruar per nje kohe te gjate ne shtepine e saj u lidhen shume ngushte.

Aq sa mendonte ta biresonte, ndonse Servisa e kishte nje familje. Prej disa kohesh Einxhel kishte humbur kontaktet me te dhe ishte e merzitur se i kishte premtuar se do e takonte serish.

Pas ketij rrefimi BB Vip ka surprizuar Einxhelin duke i sjelle Servisen dhe pas takimit Einxhel ka rrefyer se do te filloj se shpejti nje nisme per tu shkolluar te gjitha vajzat qe nuk kane mundesi.

Të ngjashme