Showbiz
Historia e Dafinës dhe Ledrit… (nga fillimi deri në fund)…
1 muaj më parë


Për një gjë le të biem dakort të gjithë, çift më i bukur dhe me kimi se Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula nuk i vjen më showbizit shqiptar. Më kujtohet një performancë e tyre në “VideoFestin Muzikor” ku lançuan për herë të parë këngën “Got ur back” dhe ishte super drithëruese. Ledri Vula ka qenë një nga meshkujt më të bukur të estradës e ka pranuar edhe vetë nëpër intervista që ka qenë i lidhur me shumë kolege këngëtare … por në fund u martua me një vajzë të thjesht… Sara Hoxhën.
Me Dafina Zeqirin e nisën startin muzikor me këngën “Po m’pëlqen” një superhit për kohën, thashethemet thonë se për Dafinën la Tunën (prandaj dhe Tuna me Dafinën nuk folën për vite e vite me radhë). Por historitë e forta zakonisht nuk e kanë një fund të lumtur…
Në një intervistë në programin e “E diela Shqiptare” (në korrik të vitit 2014) Ledri pranoi se për shkak se e sulmuan me armë dhe shkak u bë Dafina Zeqiri, ai vendosi të largohej nga muzika për tu rikthyer pas një viti më i fortë se asnjëherë dhe me më shumë hite, ku ndër të tjera u pa edhe një rikthim me Dafinën dhe Lumi B.
Ledri dhe Dafina vijuan me karrierat por dhe jetët respektive edhe pse herë pas here mediat kanë aluduar për rikthime mes tyre (dhe këtu rikthehemi tek fjalia e parë. Ata kanë shumë kimi) duket se vitet e fundit mes tyre kishte vetëm miqësi. Një miqësi që duket se ka marrë fund dje kur Dafina paska hequr nga Instagrami Ledrin dhe Sarën, njëlloj si në vitin 2012 kur hoqi nga kënga “Tonight” pjesën e Ledrit. Arsyet e kësaj ftohjeje ende nuk dihen…