Showbiz
Hijet e Jonida Maliqit…
1 Gusht, 2022 | 10:48 pm

Jonida Maliqi erdhi si “hije” në këtë ditë të nxehtë gushti dhe mesa duket nuk do të ndalet… Këngëtarja e njohur shqiptare edhe pse vitet e fundit i është përkushtuar televizionit rikthehet tek dashuria e saj, muzika.
Kryefjala.com ka mësuar se produksioni i fundit i këngëtares është punuar në një studio muzikore në Kosovë dhe Maliqi vjen si bashkëautore në këtë këngë dhe është tashmë nën menaxhimin e “Boss Managment”.
Në tekstin e këngës “Hije” të gjithë e gjejnë pak veten, (ndoshta jo në të gjithë tekstin) por në disa vargje po e po…
Kënga “Hije” është videoja më e veçantë e kësaj vere, pasi nuk shohim në të plazh, makina dhe zhveshje të tepruara siç jemi mësuar të shohim rëndom në klipet shqiptare. Por Jonida Maliqi karakterizohet nga stili, eleganca dhe mbi të gjitha nga vlerat e saj vokale.