Kryefjala Logo

Heidi foli për largimin me anë të një letre. “Nëna ime ka kaluar shumë…”

20 Tetor, 2023 | 4:09 pm

Largimi i shqiptares Heidi Baci nga shtëpia e ‘Grande Fratello’ në Itali tronditi ndjeshëm edhe banorët e tjerë të cilët nuk arritën të përshëndeteshin me të. Për këtë arsye ajo ka shkruar një letër, ku u shpjegonte shkurt motivimin e largimit të saj.

“Përshëndetje djema, pas daljes sime të papritur është e nevojshme t’ju jap disa shpjegime. Në periudhën e fundit brenda shtëpisë kam shfaqur shenja hezitimi, jam tronditur dhe dyshoj dhe prindërit e mi kanë përjetuar disa nga peripecitë e ditëve të fundit me shqetësim, veçanërisht nëna ime.

Nuk mund të hyj në detaje dhe t’ju jap më shumë informacion në këtë moment, situata është ende delikate. Mund t’ju them vetëm se e kuptova gjestin e babait tim. Më vjen shumë keq që nuk munda tu them lamtumirë, por në atë moment ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë. Në jetë kam prioritete dhe familja ime kishte nevojë për mua.”

Të ngjashme