Showbiz
Harron Erion Veliajn, Ajola Xoxa e djeg për Capital T
2 muaj më parë


Tashmë fushata elektorale ka filluar, por mesa duket zonja e parë e Tiranës, Ajola Xoxa është e përqëndruar në punën e saj si artiste dhe jo tek bashkëshorti i saj.
Deri tani ajo nuk ka realizuar asnjë video për Veliajn, por ka vendosur t’i shfrenojë idetë e saj “duke i vënë flakën” klipit me rë fundit të reperit nga Kosova, Capital T.
“Hera e fundit” është titulli i këngës së re të Kapos, e cila flet për një ndarje. Siç e shohim Ajola është regjisorja dhe skenaristja e kësaj videoje, që mban 100% vulën e saj.
Vitet e fundit ajo po përflitet më shumë si regjisore klipesh, (sesa si juriste) duke realizuar video për artistë si Elhaida Dani, Venera Lumani, etj.