Hapet fondacion ‘online’ për Luiz Ejllin, në pak orë grumbullohen 7000 dollarë…

6 muaj më parë

Fansat e të shumtë dhe të zjarrtë të Luiz Ejllit duan që ai ta fitojë me çdo kusht edicionin e dytë të BBVA. Por së fundmi ata kanë shkuar shumë larg pasi në emër të këngëtarit është hapur edhe një fondacion online.
Në platformën GoFundMe ekziston tashmë një fondacion i hapur nga e ëma e tij, Angjelina dhe motra e tij, Ina.

“Përshëndetje të gjithë fansave të zjarrtë të Luizit! Pas shumë kërkesave për të treguar mbështetjen tuaj duke i dërguar dhurata në mënyrë transparente Luizit, kemi hapur një llogari GoFundMe. Ky GoFundMe menaxhohet nga nëna e Luizit (Angjelina) dhe motra e tij (Ina). Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen”, thuhet në përshkrimin zyrtar të fondacionit.

Në vetëm pak orë kanë arritur të mblidhen mbi shtatë mijë dollarë ku vetëm një fans i tij i ka dhuruar mbi 5000 dollarë, ndërsa synohet që të mblidhen 250 mijë dollarë.

Të ngjashme