Kryefjala Logo

Habit Sheila Haxhiraj: Kam vuajtur nga depresioni por nuk e thashe ne shtepi sepse …

3 Nëntor, 2021 | 11:57 pm

Episodin e sotëm të “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalo ka qene e ftuar ish- banorja e “Big Brother VIP”, Sheila Haxhiraj e cila u largua spektaklin e së premtes të kaluar ka rrëfyer shumë. Mes pyetjeve të shumta ngacmuese nga Jonida dhe Kevi, këngëtarja nuk ka ngurruar të tregojë shumëçka.

Dukeqenëse u largua shumë shpejt pas hyrjes, Sheila nuk pati mundësinë ashtu si shumë banorë të tjerë e kanë përjetuar apo do ta përjetojnë surprizat që “Big Brother” ju bën brenda shtëpisë duke i sjellë të afërm apo letra prej tyre. Këngëtarja tregoi se për këtë në fakt u ndje pakëz keq dhe zbuloi se kush donte që t’i kishte ardhur si surprizë brenda shtëpisë.

Më vjen keq që nuk pata surprizë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Doja të më vinte gjyshja që e kisha parë para dy ditësh në ëndërr. Nuk ka qenë edhe mirë me shëndet. 

E teksa shumë prej personazheve brenda shtëpisë kanë treguar historitë e tyre personale, nga ato më prekëset deri te ato më shokueset, Sheila ka qenë ndër të vetmet që nuk ka rrëfyer shumë rreth vetes së saj.

Për aq sa qëndrova, aq munda të tregojë. Për të treguar një histori tënden duhet dikush që ti besosh shumë. Tregova pak një historinë time te Kledi. Nuk ka njeri që nuk ka probleme, nuk doja t’i ngarkoja njerëzit me probleme. Nuk kisha pse i thoja aty, sepse të gjithë kanë probleme. 

E meqë nuk tregoi ndonjë histori ose periudhë të vështirë të jetës së saj, Sheila ekskluzivisht për TAR rrëfeu një histori personale.

Kam kaluar një fazë depresioni me veten time. Kanë ndikuar problemet me familjen, synimet e paarrira në karrierë nga mosmbështetja, humbjet. I thashë vetes çdo gjë do kalojë, ka anën e saj të mirë, duhet të mendoj pozitivisht, po punoj me veten.  

Të ngjashme