Kryefjala Logo

Habit Rudina Dembacaj:” Më pëlqen të vishem me rroba të lira”

14 Maj, 2022 | 10:45 am

Rudina Dembacaj ka patur një periudhë intensive pune për shkak se ajo është producentja e filmit “Dashuri dhe Turbulenca” duke e shëtitur këtë komedi jo vetëm nëpër gjithë Shqipërinë por edhe në Kosovë.

Por mbrëmë ajo ka qenë e ftuar në programin “Style Star” në rolin e anëtares së jurisë dhe duke dashur të ulë “gjakrat” mes konkurrentëve është shprehur se brandet e mëdha nuk të bëjnë stil madje asaj personalisht i pëlqenin veshjet e lira.

”Mendoj që stili mund të vijë me gjëra shumë të lira. Do ju marr shembull motrën time ka aq shumë stil sa edhe me lecka të vishet ti nuk e kupton fare se ku i ka blerë. Ju betohem që unë kam blerë gjithë jetën rroba të lira, por edhe shumë të lira dhe jam ndjerë shumë mirë”, ka thënë Rudina.

Aktorja e humorit në stadin që ka arritur sot ja lejon vetes që të vishet shtrenjtë ( dhe këtë e shohim më së miri edhe në Instagramin e saj) por ka dashur të përcjellë mesazhin që stil mund të jesh edhe me rroba të lira.

Të ngjashme