Kryefjala Logo

Habit Enca:”Nuk kam respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime”

8 Gusht, 2022 | 6:26 pm

Enca Haxhia ka gjetur pak kohë të lirë nga pushimet e saj të 75-ta brenda një muaji për ti dedikuar disa fjalë njerëzve që nuk bëjnë pushime.

Nëpërmjet Instastory-ve në Instagram,këngëtarja shkruan se njerëzit duhet të përfitojnë nga koha e tyre dhe jo të bëhen të varur ndaj lekut.

“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo dhe ti sdo jesh kurrë kaq i/e re sa je sot ndaj:

Bëji ato pushime për shtatë palë qejfe
Lëre telefonin
Jeto të tashmen
Kujdesu për shëndetin tënd mendor dhe shpirtëror”

Fjalë inspiruese këto me një mesazh të fortë për të gjithë ata që përqëndrohen tek materialet duke harruar veten.

“Nuk kam respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime.Sidomos nëse e bën për lekë.Do të thotë se je një skllav i punës tënde,një skllav i parasë.Ti e meriton atë pushim!”-shkruan Enca

4C807A9F 5C50 4693 9629 72E92CAE081C

167AF2B8 B9C2 49F7 AC03 B37701D1A616

Të ngjashme