Showbiz
Habit Diola:”Kiara u tregua mosmirënjohëse”
7 muaj më parë


Diola Dosti ishte e ftuara e Ester Bylykut në “Glamour Zone” dhe sigurisht që intervista kishte të bënte me banorët e BBVA.
Diola nuk u kursye aspas ndaj tyre ku Maestron e cilësoi si provokues të ulët dhe pa karakter por surpriza ishte deklarata për Kiarën të cilën të gjithë e dëgjuan për herë të parë nga goja e saj.
“Cili nga banorët ishte më mosmirënjohësi”-e pyeti Esteri me Diloën që dha emrin e Kiarës duke thënë:”Do thoja Kiara.
Kur ajo ishte sëmurë me mesin unë e kam parë si vajzën time, kujdesesha shumë për të. Përgatisja çdo vakt të shëndetshëm dhe kur Arbana e pyeti se cili nga banorët ka treguar kujdes të veçantë për të, ajo nuk më përmendi. U zhgënjeva të them të drejtën. Por ndoshta e ka patur nga emocionet.”