Habit Big Mama: Kur me shohin burrat, nderrojne rruge!

3 muaj më parë

Big Mama u bë pjesë e “Big Brother VIP”  për pak javë, pasi ajo e ndërpreu papritur eksperiencën për shkak të një debati me Antonelën dhe kërkoi të largohet nga shtëpia. E ftuar ditën e sotme në ‘Pardon My French’ me Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro, Big Mama foli rreth shumë detajeve.

lg.php.gif

Lidhur me “Big Brother VIP”, Big Mama tregoi çfarë i mbeti peng dhe kush do të donte ta fitonte.

Nuk u futa që në fillim për shkak të angazhimeve. Më vjen keq që nuk kam qenë në periudhën kur ka qenë Kledi. Më ngeli peng. Ato 23 ditë që qëndrova mu dukën si 230 ditë. Mendoj se do e kisha fituar po mos të dilja vetë. Me shpirt kam dashur që ta fitojë Arjola, por pasi mori shtëpinë, s’kam gajle më. Po, do u fusja sërish. Kam një bagazh të madh, kam provuar shumë gjëra, ‘Big Brother VIP’ kishte ngelur, shkova dhe bëra m-në. 

Big Mama gjithashtu tregoi dhe se përse zgjodhi të reagojë ashtu pas debatit me Antonelën dhe a ka ndonjë mundësi pajtimi mes tyre?

Më preku në një gjë që ne shqiptarët e Maqedonisë dhe Kosovës e kemi të ndjeshme. Më preku diku, dola nga vetja, s’lejoj njeri të më cënoj identitetin. Ne në luftë nuk kemi shkuar. Nuk më pëlqen si person, si karakter. Unë shoqërohem me njerëz që më bëjnë të ndihem mirë.

Sa i përket jetës personale, këngëtarja tregoi se në fakt është ‘single’.

Jo nuk jam në një lidhje. Jam ‘single’. Pas “Big Brother VIP” më janë zhdukur kërkesat se kanë frikë. Tani kur më shohin ndërrojnë rrugë. 

Big Mama gjithashtu na zbuloi se do të rikthehet shumë shpejt në muzikë me një projekt të ri.

Të ngjashme