Showbiz
Habit aktorja: Agron Llakaj më largoi nga puna pa paralajmërim!
7 Prill, 2022 | 11:36 am
Ndodh shpeshherë që të ketë pakënaqësi në vendet e punës, e së fundmi ka qënë aktorja e Al Pazar ajo që ka folur publikisht. Bëhet fjalë për Eriselda Shllaku e cila ka thënë në Abc e Mëngjesit me Alban Musën se është larguar pa paralajmërim.
Aktorja ka treguar se Agron Llakaj e ka hequr nga puna pa i thënë dhe teksa ajo ka kërkuar arsyen, aktori është shprehur se kishte mungesë fondesh. Edhe pse ajo ende sot nuk e di pse i ra lapsi asaj.
Kjo nuk është hera e parë që aktorët e Al Pazar kanë rezerva kundrejt Gonit, ndonse ai nuk ka folur publikisht për asnjë prej ankesave.