Showbiz
Guidë nga Soni Malaj: Dalje publike sensuale dhe aspak vulgare
8 Gusht, 2022 | 3:31 pm
Soni Malaj është nga ato artiste “gold” të muzikës shqiptare. Daljen e saj të parë publike do ta bëntë në vitin 1997 me grupin “Spirit Voice” dhe që nga ajo kohë ka qenë si një “Fourstradë” që nuk ka ditur të ndalet.
Karriera solo e saj ka rezultuar e suksesshme, duke u shpallur fituese e çmimeve të para, këngëtare hitesh ( nga ato që na bën të kërcejmë), duke mbajtur rekordin e baladave të ndjera muzikore si “Zemër e pakurdisur”, ‘Shpirti Binjak”, ‘Ndarja”, “Versioni im”, etj dhe duke i shtuar karrierës së saj dhe postin e mentores në talent shoë-n X-Factor, Albania.
Nga ana tjetër Soni Malaj është nga ato artiste shqiptare që ka investuar edhe në fushën e fitnessit, duke na treguar se është një prej këngëtareve me trupin më bombë të muzikës shqiptare. E tashmë të jetuarit shëndetshëm është kthyer për Sonin në stil jetese.
Një mami e përkushtuar (e vajzës Anna), një grua në karrierë (e ka testuar veten edhe në fushën biznesit), Soni Malaj është sot një nga këngëtaret që ka një vend të padiskutueshëm në muzikën shqiptare.
Ja na thoni ka një të dytë si Soni në muzikën shqiptare?!