Kryefjala Logo

Grida Duma nuk flet për dashurinë, po kur flet tregon shumëçka

20 Maj, 2023 | 10:22 am

Grida Duma ishte një ndër të ftuarat e “Më lër të flas”. Ish-deputetja ka folur për jetën e saj personale dhe ka pranuar hapur që është në një marrëdhënie dashurie.

“Pse ta mohoj? Edhe mos të kisha do thoja kam, jo që e kam,”-është shprehur Grida.

Duma tregoi pak kohë më parë për dashurinë e saj të parë, që e ka përjetuar në periudhën e gjimnazit.

“Ka qenë dashuri e shëndetshme… nëse asnjërit nuk i thyhet zemra, nuk është në jetë”, tha deputetja, ndërsa e pyetur nga moderatorja Erjona Rusi nëse i është thyer zemra apo ia ka thyer partnerit zemrën, Duma u përgjigj me humor “me siguri është kjo e dyta”.

Të ngjashme