Kryefjala Logo

Greta Koçi vazhdon “rrengjet” me mamanë dhe të gjithë qeshin me reagimin e saj epik

21 Prill, 2022 | 10:01 pm

Gënjeshtra e 1 prillit që Greta Koçi i bëri mamit e mërziti shumë këtë të fundit, por na bëri të qeshnim me lot. Duke rikujtuar këtë moment, Greta i ka bërë rrengun e radhës Afërdita Koçit që prej vitesh ka qenë menaxherja e këngëtares.

“U mërzite me atë videon që të bëra për 1 prillin”, i thotë Greta.

”U mërzita the, unë u shkatërrova nga nervat, të kisha në shtëpi, ta tregoja unë qejfin ty” thotë mami Gretës, e cila kujtohet dhe e pyet “se mos po bën video prapë”.

Kaq ka mjaftuar që Greta ta ndajë reagimin epik të mamasë së saj me ndjekësit në rrjetet sociale dhe të gjithë kanë qeshur sërish.

https://www.instagram.com/reel/Ccn9QcDAuQ3/?igshid=NDA1YzNhOGU=

Video që Greta i bëri nënës se saj në 1 prill ka marrë 1,1 milion shikime në Instagram.

C75EAA74 73AE 49ED B60B B1D5ECE797F6

 

Të ngjashme