Kryefjala Logo

Graniti flet pas daljes nga BB VIP, ja cfare i ka thene e dashura!

14 Nëntor, 2021 | 2:11 pm

Granit Cana u largua nga “Big Brother VIP Albania”, duke u bërë banori i pestë që lë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ditën e sotme për të folur për eksperiencën e tij dhe gjërat që e penalizuan, modeli ishte i ftuar në “Fan Club”. Graniti u shpreh se nuk e ka penalizuar Fifi, por shkaku që sipas tij u fut në lojë pa një strategji.

“Nuk doja ta humbisja Fifin si shoqe sepse e gjeja veten shumë tek ajo. Ajo ka zbuluar shumë nga unë si person para publikut, si në gjendjen emocionale, ashtu edhe me batutat. Kjo ka qenë një pikë që më ka favorizuar. Sepse jo tek të gjithë kisha besim dhe flisja hapur.”-tha Graniti rreth raportit me Fifin.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=288&loc=https%3A%2F%2Fnews 31.com%2Fgraniti flet pas eleminimit nga big brother vip dhe tregon biseden me te dashuren%2F&referer=https%3A%2F%2Fl.instagramPo ashtu, Graniti ka folur edhe për lidhjen e lënë pezull jashtë. Ish-futbollisti tha se pas daljes ka folur me vajzën në fjalë dhe se e kanë lënë të takohen dhe bisedojnë rreth marrëdhënies së tyre. Ai po ashtu, tregoi se ajo i ka thënë se do dëshironte që ai mos të ishte larguar kaq shpejt nga shtëpia e “Big Brother”.

 

“I ka ardhur keq për mua. Dhe më kërkoi falje për letrën që dërgoi. “Të kërkoj falje nëse të ka penalizuar”- më tha. E ka përjetuar edhe ajo keq eleminimin tim. Është ndjerë shumë keq!”- tregoi ai kur u pyet se si është ndjerë e dashura për “Big Brother-in” e tij.

Të ngjashme