Showbiz
Graciano Tagani: Ja për çfarë më ka befasuar Argjira!
2 vite më parë

Graciano Tagani ka qenë I ftuar në “Goca dhe Gra”, këtë mbrëmje ku veç projektit të tij “Just Dance” ka folur edhe paksa për agjërimin që është duke mbajtur këtë muaj të Ramazanit. I pyetur nëse partnerja e tij Argjira Spanca I përgatit vaktet e syfyrit.
Graciano ka treguar se Argjira nuk është shumë e apasionuar pas kuzhinës, por teksa janë duke bashkëjetuar ka qenë ai që ka mësuar të gatuajë dhe ka kuptuar se I pëlqen shumë gatimi. Por është befasuar së tepërmi tani më për Ramazan duke qenë se Argjira ka filluar ti përgatisë të gjitha vaktet.
Rikujtojmë se Graciano dhe Argjira kanë plane edhe për dasmë, por mbetet për tu parë kur do të na surprizojnë. Ata janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit.