Showbiz
Goditi me telefon këngëtaren Bebe Rexha. Arrestohet 27 vjeçari që kreu veprimin
19 Qershor, 2023 | 5:15 pm
Bebe Rexha ishte duke performuar në The Rooftop në Pier 17, New York kur ndodhi incidenti, ku u godit me telefon në skenë dhe ajo ra në gjunjë nga dhimbja. Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut konfirmoi për The Mirror se Nicolas Malvagna 27 vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për sulm.
“Të dielën e datës 18 qershor 2023 rreth orës 2200, policia u njoftua për një sulm të ndodhur në Pier 17. “Nga hetimet paraprake në vendngjarje u konstatua se një 27-vjeçar ka hedhur me dashje celularin ndaj një performueseje 33-vjeçare në skenë, duke e goditur në fytyrë. Individi u ndalua në vendngjarje dhe u dërgua në Komisariatin e Parë për përpunimin e arrestit. Artistja u dërgua në një spital të zonës në gjendje të qëndrueshme,” thanë ata në një deklaratë.
Ngjarja u kap në kamera dhe u shpërnda në Twitter nga një tjetër pjesëmarrës i koncertit. Në klip shiheshin fansat duke paralajmëruar sigurinë për njeriun që hodhi telefonin. Më pas ai u nxor nga turma , ndërsa Bebe Rexha u ndihmua nga anëtarët e ekipit të prapaskenës.
Sipas llogarisë në Twitter Pop Base, këngëtarja “duhej të bënte tre qepje” pasi u godit në kokë nga telefoni. Fansat e saj dolën në rrjetet sociale për t’i uruar shërim të shpejt, me një person që shkroi në Twitter: “Vajzë e mjerë, personi duhet të shkojë në burg për këtë”. Një tjetër tha: “Pse ia bëni këtë Bebe Rexhës ?” ndërsa një person i tretë thjesht shtoi: “ E turpshme”