Godet Luana Vjollca! “Zemër Luana”, vetëm në 3 ditë rrëmben 1 milion klikime në Youtube!

3 muaj më parë

Të dielën e kaluar , u transmetua puntata e parë e “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën në TV Klan. Ku të ftuar ishin dy këngëtarët më in të momentit Don Xhon dhe Butrint Imeri.

Pas publikimit të emisionit “Zemër Luana” në Youtube, shifrat janë rritur ndjeshëm duke e kthyer këtë program në trend-in e momentit. Prej dy ditësh tashmë qendron trending në vendin e parë në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, duke u pasuar nga Zvicra në vend të 11, Italia në vendin e 13 dhe Greqia në vendin e 34. Por nuk mbaron këtu!

Në tre ditë “Zemër Luana”, rrëmbeu 1 milion klikime në Youtube, duke arritur kështu të thyejë rekord në ekranet shqiptare. Për tre ditë emisioni i plotë, 3 orë i gjatë ka rrëmbyer 1 milion klikimet!

Shifrat për Luana Vjollcën flasin vetë!

Të ngjashme