Showbiz
Gocat e showbiz-it që burrin e gjetën në Kosovë
3 Korrik, 2022 | 8:43 pm
Pak më parë ju folëm për një lidhje të re në showbiz-in shqiptar. Melisa ish-konkurrentja e Përputhen ka harruar dashurinë e saj, Andin dhe tashmë është në krahët e një reperi si Majk.Pra edhe reperi Majk duket se po ndjek hapat e “Babait” të tij në Hip-hop, Getoar Selimit i cili u martua me një vajzë nga Shqipëria dhe ajo është Marina Vjollca, e cila solli në jetë edhe vajzën e tyre Marget.
Duket se të njëjtin fat ka edhe motra e Marinës. Moderatorja seksi është e lidhur prej vitesh me një djalë nga Prishtina që nuk është shumë i njohur për publikun e gjerë, por në rrethin e mediave dhe showbizit e njohin të gjithë. Bëhet fjalë për Krenar Cocaj i cili vite më parë ka qenë ish i dashuri i Dafina Zeqirit.
Jonida Vokshi moderatorja nga Tirana e gjeti dashurinë në Prishtinë. Ajo është martuar me Besnik Krapin, producentin e njohur me të cilin kanë edhe një vajzë me emrin, Emi.
Genc Prelvukaj reperi i njohur nga Prishtina u martua gjithashtu me një vajzë shqiptare dhe bëhet fjalë për Eni Kocin. Cifti do të bëhen së shpejti prindër pasi Eni është në pritje të një vajze.
Me një vajzë nga Shqipëria (që nuk ishte personazh publik) u dashurua edhe reperi Ledri Vula. Sara dhe Ledri janë sot një nga ciftet më të komentuara të shoëbizit.
Sarah Berisha dhe Dj PM janë një tjetër nga çiftet që po komentohen në këto momente që flasim. Ata u njohën në Big Brother dhe duket se lidhja e tyre po shkon për mrekulli.
Një tjetër çift që u njohën në Big Brother dhe që sot janë bashkë e që duken shumë të lumtur, janë Einxhel Shkira dhe dj Dagz.
Sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula është gjithashtu e martuar me një biznesmen të njohur nga Kosova, Hetem Ramadani.
P.S ky mund të kishte qenë edhe rasti Donaldit por ai u kthye tek Bora…