Showbiz
Gjykata merr vendimin për 22 vjeçaren që qëlloi Vali Corleonen!
14 Gusht, 2022 | 10:46 am
Pak ditë më parë në rrjet bëri bujë plagosja e Vali Corleone nga e dashura e tij 22 vjeçare. Ndonse ai u shpreh se ishin duke luajtur dhe e ka detyruar ky ta gjuajë, sërish Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta lërë 30 ditë në paraburgim.
“Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit”.- thuhet nga Gjykata.