Showbiz
Gjykata e Kukesit vendos masen arrest me burg per Fjolla Morinen!
1 Mars, 2021 | 4:49 pm
Fjolla Morina, është rikthyer në burg nga Gjykata e Kukësit, të paktën me letra.
Trupi gjykues ndryshoi sot masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se këngëtarja shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur.
Ndryshimi i masës së sigurisë u bë në mungesë të këngëtares.
Kujtojmë se disa javë më parë Fjolla Morina u arratis nga shtëpia në Kukës, në të cilën duhej të kalonte masën “arrest shtëpie” të vendosur nga gjykata. Këtë gjë e vuri re vetë policia e Kukësit, që kishte marrë informacione se këngëtarja nuk ndodhej në banesën në të cilën duhej të kalojë arrestin e shtëpisë. Shtëpia e këngëtares ka qenë e mbyllur dhe pasi është kërkuar për disa minuta që të hapet dera, askush nuk është përgjigjur.
Pas këtij veprimi këngëtarja u akuzua për një tjetër vepër penale, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Mirëpo kjo gjë duket se nuk e ka ndaluar Fjollën për të shijuar jetën e saj si normalisht. Së fundmi ajo ka publikuar në “Snapchat” disa foto të saj, në të cilat shfaqet përkrah partnerit, Finsik Syla. Thuhet se ditën e djeshme këngëtarja është parë në shoqërinë e familjarëve dhe të afërmeve të saj në një restorant në Kosovë.
Ndërkohë që Fjolla vazhdon të shijojë lirinë e saj nga arratia, policia shqiptare nuk ka rënë ende në gjurmët e këngëtares. Kujtojmë se ajo u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapë me dy armë me vete së bashku me Fisnikun. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.