Kryefjala Logo

Gjon Karrica ka një fanse të veçantë

25 Janar, 2023 | 11:52 pm

“Bum bebe bum bebe zdu me flejt në gjumë bebe po du me bo bum”
Kush të paktën një herë nuk e ka kënduar këtë refren duke punuar,duke pritur në trafik,duke u veshur apo duke vënë lavatriçen..Një fiksim i vazhdueshëm në kokën tonë.

Po flasim për Lugatin,personazhin karizmatik të Big Brother Vip Kosova i cili dalloi nga fillimi për karakterin e mirë dhe ndjeshmërinë e tij.

Prej Big-ut shumë ndjekës u lidhën pas tij por për fat të keq,Gjonit ju desh ta braktiste shtëpinë për arsye shëndetësore duke lënë një shije të mirë tek të gjithë.

E kur themi të gjithë,nuk flasim vetëm për fansat e spektaklit apo njerëzit e thjeshtë por edhe për Vip-a të tjerë si Era Istrefi.
Gjoni ka pozuar pranë bukuroshes Kosovare dhe të dy dallojnë për stilin unik që përcjellin.

Kjo na bën të mendojmë dhe të shpresojmë se në një të ardhme(jo shumë të largët) të kemi një bashkëpunim midis dy artistëve kaq ekstravagantë sa Era dhe Lugati.
Një remix i Bum baby bum ndoshta?
028919EE 1071 47F2 A908 0B8A555DDAE1

Të ngjashme