Kryefjala Logo

Gjithë Big Brother në “Dancing with the Stars”…

25 Shtator, 2023 | 8:51 am

E dimë dhe ua qajmë hallin që është bërë keq për të ftuar, prandaj dhe të gjitha emisionet (edhe brenda një televizioni) riciklojnë thuajse të njëjtët të ftuar. Përshembull një pjesë e mirë e personazheve që kanë qenë në Big Brother do t’i shihni edhe në “Dancing with the Stars”. Armaldo Kllogjeri, Elvis Pupa, Ronaldo Sharka, Juliana Nura (BBVK), Fifi, apo edhe Efi Dhedhes janë të gjithë ish konkurrentë të Bigut. Madje edhe moderatorja e forumit, Kiara Tito është një personazh që doli nga Big Brother. Kështu që publiku i njeh mirë shpërthimet e tyre emocionale dhe nuk pret (tashmë) ndonjë gjë të jashtëzakonshme prej tyre.

Të ngjashme